Punimet për rregullimin e shkollës fillore “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës janë duke vazhduar.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se ky investim është tejet i rëndësishëm për msimnxënie cilësore.
“Pas investimeve në disa shkolla të komunës sonë, po vazhdon rregullimi edhe i shkollës fillore “Metush Krasniqi” në Roganë. Rregullimi i hapësirave të kësaj shkolle po bëhet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, investim ky tejet i rëndësishëm për mësimnxënie cilësore. Vazhdojmë me punë”, ka thënë Kastrati./2LONLINE.com/