Tashmë punimet në kompleksin sportiv të FC Prishtinës kanë filluar në Bërnicë të Prishtinës, derisa punimet po vazhdojnë.
Lokacioni prej 10 hektarësh pritet që shumë shpejt të ofrojë pamje joshëse, derisa për numrin një të FC Prishtinës, Remzi Ejupi, brenda një periudhe të shkurtër, disamujore, do të përfundojnë dy fushat ndihmëse, në të cilat edhe do t’i nisin stërvitjet ekipi i parë dhe shkolla e futbollit.
“Qe 6 ditë kanë nisur punimet dhe është kryer mbi 70 për qind e punës së rrafshimit të vendit. Qytetarët e pandërgjegjshëm këtu kanë hedhur shumë mbeturina, kështu që fillimisht është dashur të pastrohet vendi e pastaj të nxirren pikat. Unë besoj fuqishëm se të paktën fushën e parë dhe të dytë, nëse na merr koha e mirë, shumë shpejt do t’i kemi në shfrytëzim”, ka thënë presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi.