DYLON

Me nderime të larta është varrosur Rreshteri i parë Nijazi Jetullah Uruqi

Me nderime të larta është varrosur Rreshteri i parë Nijazi Jetullah Uruqi
Avatar photo Redaksia

Sot nga familjarë, miq, shokë e ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës i është dhënë lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së Rreshter i parë Nijazi Uruqi.

Para dite në kazermën ,,New Born” në Gjilan janë bërë homazhe pranë arkivolit nga Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale Gjeneral brigade Naim Haziri, të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolegë, shokë e bashkëluftëtarë.

Më pastaj kortezhi ka vazhduar për në fshatin e lindjes, ku është varrosur me nderime ushtarake, në praninë e një numri të madh të qytetarëve nga e gjithë Kosova, miq e familjarë.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij lamtumirëse, ish Komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi çmoi lartë angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke theksuar se ,,Atëherë kur Atdheu thërriste për t`i dal zot, Nijaziu e la kurbetin dhe erdhi të luftoj me nderë për Atdheun”.

Për herë të fundit nga i ndjeri është ndarë Komandanti i Rexhimentit të Mbrojtjes Civile Kolonel Shaip Haziri cili në fjalën e tij theksoi ,,Nuk ka ushtarak në Rexhimentin ku unë komandoj, që nuk e ka dashur dhe respektuar Nijaziun. Ka qenë shembull i një ushtaraku të zellshëm e me plotë motiv për punë. Me mençurinë dhe sinqeritetin e tij ai bëri për vetë kë do që ka pas rastin ta njoh. Ndihemi krenarë që bashkërisht ndërtuam themelet e sigurta të ushtrisë së Kosovës për të cilën Nijaziu punoi pa reshtur gjithë jetën”.

Në fund të ceremonisë u vendosën kurora të shumta lulesh nga shok, miq, bashkëluftëtarë, koleg, ushtarak e shokë nga të gjitha viset shqiptare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.