Komuna e Kamenicës është duke vazhduar punën në projektet e nisura. Këto ditë është duke u rregulluar kanalizimi në Karaqevë të Epërme.
Kryetari Qëndron Kastrati ka thënë se ky projekt mbulon një pjesë të madhe të këtij fshati.
“Ditë me diell e plot produktivitet. Rregullimi i kanalizimit në Karaqevë të Epërme drejt finalizimit. Projekt ky që mbulon një pjesë të madhe të këtij fshati. Gradualisht po kujdesemi për infrastrukturën bazike edhe në fshatra”, ka thënë ai.
Punët do të vazhdojnë, ndërsa ju qytetarë kujdesuni për vetën, respektoni udhëzimet e organeve kompetente duke mbajtur distancë, duke mbajtur maska dhe duke dezinfektuar duart.