Protesta “Një nga pesë milionë “në Serbi kanë vazhduar edhe mbrëmë. Protestuesit mbrëmë me ecjen paqësore kërkuan shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe të Presidentit, Aleksander Vuçiq.
Nga fjalimet që u mbajtën u theksua që Serbia nuk ka nevojë për një sundimtar, por për një person që i shërben popullit.
Gjatë ecjes, protestuesit kaluan në tunelin e “Terazijski”, që e riemëruan “Tuneli i Gënjeshtrave të Aleksander Vuçiq”.
E veçanta e kësaj proteste ishte që punonjësit shëndetësore për herë të parë i ishin bashkangjitur protestës.
Organizatorët e protestave kanë paralajmëruar që do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.