Ragmi Mustafa, ish kryetar i komunës së Preshevës duke komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni tha se këto zhvillime kanë ndikimin e tyre edhe në Luginë të Preshevës, shkruan Titulli.com.
Ai ka lëshuar kritika edhe ndaj Beogradit që sipas tij nuk ka pasur një politik të zhvillimit në Luginë të Preshevës.
“Gjithmonë përpjekjet kanë qenë për të penguar zhvillimin e kësaj zone që populli shqiptarë të shpërngulet detyrimisht dhe se akoma po mundohen me shpifje të ndalojnë edhe investitorët shqiptarë të investojnë në këtë zonë”, është shprehur për Tv “Aldi”, transmeton Titulli.com.