Klubi gjilanas i futbollit, FC Drita ka bërë me diej se ka arritur marrëveshje me lojtarin Dilyan Georgiev.
Georgiev është 21 vjeçar dhe vjen nga Sofje e Bullgarisë.
Luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe sezonin e fundit luajti me ekipin e Sportis Svoge në ligën e parë të Bullgarisë ku brenda një sezoni zhvilloi 34 ndeshje.
“Dilyan i është bashkuar sot ekipit në Bansko për të vazhduar me fazën përgatitore”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita. /2LONLINE/