DYLON

Ardian Azemi (AAK): Fort e dhimbshme me e pa Gjilanin kah fundoset secilën ditë e më shumë

Ardian Azemi (AAK): Fort e dhimbshme me e pa Gjilanin kah fundoset secilën ditë e më shumë
Avatar photo Redaksia

“Ndryshimi i premtuar për Gjilanin nga Vetëvendosje, po ndodh, por ama në dëm të qytetarëve e në dëm të Gjilanit. Fort e dhimbshme me e pa Gjilanin kah fundoset secilën ditë e më shumë”, ka thënë, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.

Sipas tij, nëse jo si komunë kampione, shanset për të qenë e krahasueshme me komunat më të zhvilluara, i ka pasur Gjilani, sepse kishin nisur shumë projekte kapitale të cilat do të kishin impakt në zhvillimin ekonomik.

EkoHigjiena

Azemi i AAK-së thotë se është e rëndë për ta thënë e për ta pranuar, por ditët e muajt më të rëndë, Gjilani i ka përpara.

“Ndihem mirë që Aleanca nuk do të jetë pjesë e asnjë kalkulimi politik, por do të veprojë në raport me interesin qytetar.  Nuk ia kishim borxh këtë as Vetëvendosjes e as partnerëve të koalicionit, madje as atyre që sot po kalkulojnë në kurriz të qytetarëve e të Gjilanit”, ka thënë Ardian Azemi i AAK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.