Lajmet e mira për futbollistin kosovar, Edon Zhegrova po vazhdojnë. Ai është duke shkëlqyer së fundmi me fanellën e Baselit.
Reprezentuesi kosovar ka realizuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në 9 ndeshje të ligës së Zvicrës. Këto paraqitje të mira kanë bërë që ai të zgjidhet lojtari i muajit nëntor në ligën zvicerane.
Votuesit kanë qenë ata që e kanë votuar Zhegrovën, pasi kishte me të vërtetë paraqitje shumë të mira.
Baseli është duke menduar që ta blejë përfundimisht sulmuesin, i cili është në huazim nga Genk.
Çmimi që Basel do të paguajë është mbi tre milionë euro.