Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka vazhduar me aktivitete gjatë fund javës në zbatimin e Planit Operativ lidhur me parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe në funksion të realizimit të vendimeve institucionale për respektimin e masave kundër Covid-19.
Këto aktivitete policore në parandalim të përhapjes së pandemisë kanë qenë më të theksuara në sheshe, lokale afariste, restorante, qendrat tregtare, transport publik dhe lokacione tjera.
Disa nga këto aktivitete zyrtarët policorë i kanë kryer në bashkëpunim me inspektorët kompetent.
Përveç vërejtjeve të dhëna për personat fizik e juridik zyrtarët policorë kanë shqiptuar edhe gjoba.
Gjatë aktiviteteve policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjilanit për mos respektim të masave anti COVID- 19 janë hasur kundërvajtjet e poshtë shënuara:
Neni 24.2 (Drejtuesi I mjetit motorik –mos respektim I orarit te lëvizjes gjatë kohës kur është e ndaluar lëvizja)
Neni 24.3 ( Personi fizik- mos respektim I orarit te lëvizjes )
Neni 24.5 ( Mos mbajtja e maskës )
Neni 25.1( mos respektim I masave nga ana e lokaleve hoteliere ) janë shqiptuar dy (2) gjoba (dënimi 2000€) .
Sipas zëdhënësit Hashani, në periudhën tre ditore 17-18 dhe 19.12.2021, bazuar ne Ligjin 07/L-006, në DRP GJILAN , janë shqiptuar gjithsejtë njëqind e dyzet e nëntë (149) gjoba , për kundërvajtjet e cekura gjoba për personat fizik dhe juridik (transport publik i udhëtarëve) të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Gjithashtu janë ndërmarr aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së komunikacionit dhe ndaj kundërvajtësve ku policia për periudhën kohore tre ditore ka shqiptuar gjithsej katërqind e gjashtëdhjetë e tri (463) tiketa në Stacionet dhe Njësitë në nivel të DRP Gjilan Tiketa për Kundërvajtje në Komunikacion.
Këtu përfshihen aktivitet në baze të Urdhrit Operativë:
“Siguria në Trafikun rrugore2021 “
“Sezoni Dimërore 2021/2022”
“ Kontrolli i shtuar i Transportit Publik te Udhëtarëve “ gjoba.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj të veproj me përkushtim në zbatim të ligjit dhe normave në fuqi, me qëllim preventivë dhe në të mirë të qytetarëve”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE/