DYLON

Lansimi i Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Plani i Veprimit 2021-2023 fuqizon përpjekjet për avancimin e rolit të grave në Polici

Lansimi i Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Plani i Veprimit 2021-2023 fuqizon përpjekjet për avancimin e rolit të grave në Polici
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Policia e Kosovës, sot në Prishtinë, u mbajt Konferenca “Agjenda për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Planit të Veprimit 2021-2023”, ku morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, manaxhmenti i PK-së dhe partnerë të tjerë.

Në këtë konferencë me nga një fjalë rasti pjesëmarrësve dhe opinionit iu drejtuan; Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Kryeministri i vendit z. Albin Kurti, ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë z. Michael Davenport dhe përmes platformës online zëvendës presidentja e Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police (IAWP) znj. Julia Jaeger.

EkoHigjiena

Me këtë rast u potencua nevoja dhe rëndësia e rritjes së përfaqësimit dhe përfshirjes së grave në sektorin e sigurisë dhe në përgjithësi avancimin e tyre në funksion të garantimit të të drejtave njerëzore në përgjithësi dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase dhe cilësore për qytetarët pa dallim.

Si nikoqir në këtë konferencë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti në fjalimin e tij ndër të tjera theksoi se ”Gratë dhe vajzat në Policinë e Kosovës me profesionalizimin e tyre kanë dëshmuar se janë të gatshme që t’i kryejnë detyrat e përcaktuara duke udhëhequr, menaxhuar në të gjitha nivelet organizative në Polici.

Kjo është Agjenda e parë për barazi gjinore në Policinë e Kosovës, por nuk do të jetë e fundit sepse ne së bashku do të avancojmë me hapa të sigurt drejt rritjes së numrit të grave në sektorin e sigurisë”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.