Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kamenicë është duke vazhduar aktivitetet e saj për fermerët e Kamenicës.
Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi së bashku me stafin e drejtorisë së tij kanë vazhduar mbajtjen e temave trajnuese në teren (krasitjen dimërore të pemëve dru frutore).
Tema trajnuese është mbajtur në pemishten e pemtarës, Kaltrina Kadriu në fshatin Karaçevë e Epërme, ku ajo posedon pemishte mbi tre hektar të mbjellur me mollë, kumbulla.