(2L ONLINE) – Kohëve të fundit shumë taksiste që veprojnë në relacionin Bujanoc- Gjilan, kanë shprehur shqetësimet e tyre në takimin e tyre me Lëvizja”Vatra”, ku kanë njoftuar se policia kufitare e Kosovës i nxjerrë udhëtarët e tyre nga veturat gjatë rrugës Bujanoc-Gjilan dhe i dëbojnë nga Kosova këta taksistë.
Grupimi përfaqësues të këtyre taksisteve shprehë gatishmërinë të bëjë edhe pagimin e gjitha taksave të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’i lejohet puna edhe në territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në një reagim të Lëvizjes vatra me seli në Gjilan.
‘Po të vazhdoj të qëndroj kështu kjo gjendje , qytetarëve të Komunës së Bujanocit do i shkëputet arteria kryesore e lëvizjes në drejtim të qytetit më të afërt Gjilanit dhe shtetit amë Republikës së Kosovës , kjo gjendje si e tille po kontribuon në izolimin edhe me të thellë të qytetarëve të Kosovës Lindore nga të dy policitë ajo serbe qe i torturon e maltreton çdo dite, sikur mos ti mjaftonte kjo tani edhe Policia Kosovare bënë pengesa për këta qytetarë”, thuhet tutje në këtë reagim.
“I bëjmë thirrje institucioneve të sigurisë në Kosovë të lejojnë këta hallexhinj të punojnë e të mbajnë gjalle lidhjet Bujanocit e Kosovës. Punë më e rëndësishme për Policin ëe Kosovës është të merren me ndalimin e strukturave paralele serbe në Kosovë , kuptohet nëse guxojnë atje të shkojnë e te veprojnë siç po veprojnë me Luginasit e pa mbrojtur”, thuhet në fund të reagimit të lëshuar nga Lëvizja”Vatra”. /2L ONLINE/