/2L ONLINE/ – Levizja Qytetare “Vatra”, përkrahë idenë për shkëmbim territoresh me Serbinë. “Duke pas parasysh se Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi janë në administrim totalitar serb, ndërsa tri komunat me shumicë shqiptare në Kosovën Lindore janë të administruar nga politikanë shqiptarë, por janë më të prapambeturat në investim ekonomik dhe zhvillim, shohim si zgjidhje të vetme bashkimin e tri komunave me shumicë shqiptare me Republikën e Kosovës”, përçon qëndrimin e “Vatrës”, Fikri Mehmeti zëdhënës.
Më tej thuhet se, Kosova do t’i humb edhe veriun e Mitrovicës edhe Kosovën Lindore nëse nuk arrin një marrëveshje të tillë. “Neve si shqiptare asgjë nuk do të humbnim nëse do te shkëmbenim territor me shtetin serb. Kosova Lindore pra me tri komunat me shumicë shqiptare, të i bashkohen Republikës së Kosovës. Një zgjidhje e tillë do të ishte historike dhe zgjidhje e problemeve për pasardhësit e popullit shqiptare dhe pasardhësit e popujve të Ballkanit. Do të definoheshin kufijtë zyrtarë dhe nuk do t’i mbetej një çështje e pazgjidhur pasardhësve të shqiptarëve dhe popujve të Ballkanit”, shpalos qëndrim e saj mbi këtë çështje, Lëvizja Qytetare Vatra, me seli në Gjilan. /2L ONLINE/