(2LONLINE) – Drejtues të Lëvizje “Vatra”, thanë se kanë pritur më shumë nga zgjedhjet lokale në të cilat morën pjesë edhe me kandidatë për kryetar edhe me listën e kandidatëve për këshilltarë komunal, por se vlerësojnë se edhe gara nuk ka qenë korrekte nga partitë tjera, atëherë edhe ky rezultat nuk është për ta nënçmuar.
Sejdulla Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra, ka thënë se kjo Lëvizje ka vlerësuar të gjithë ata qytetarë që kanë mbështetur edhe me votë këtë Lëvizje, por edhe ata që këtë herë nuk ishin në anën e Vatrës, por që nuk e etiketuan me të pavërteta siç bënë disa gjatë gjithë kohës.
Përndryshe, në Kuvendin e ri Komunal të Gjilanit Lëvizja Vatra do të ketë ulësen e saj, ku përmes kandidatit të tyre u tha se do të jemi zë i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave, dhe interesave të qytetarëve.
“Në besojmë fuqishëm se kjo është lulja e parë në fillimin e pranverës, dhe hapi i parë në rrugën e gjatë drejt qëllimit dhe vizionit tonë. Lëvizja “Vatra” do të jetë një kujdestare për qytetarët e Gjilanit, e mbi të gjitha adresë e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, të cilët janë bërë me adresë institucionale, e kjo adresë është Lëvizja Vatra përmes kuvendarit të tyre në Kuvend”, ka thënë Sejdulla Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra. / 2lonline/