/2L ONLINE/ – Sipas Lëvizjes Qytetare Vatra, n[ Gjilan, si rezultat i një dialogu të brishtë Beograd-Prishtinë, I cili doli të jetë i tillë nga joprofesionalizmi i ministres Edita Tahiri, e cila nuk diti të dialogoj e as nuk pyeti dikë si dialogohet ose u këshillua me persona të gabuar ku tani e një kohë të gjatë kemi një dialog ku përfiton vetëm pala serbe dhe ajo bënë koncesione ne dëm të faktorit shqiptarë brenda kufijve të Republikës së Kosovës por edhe jashtë saj.
Sipas Fikri Mehmetit, zëdhënësit të Lëvizjes Qytetare Vatra, znj. Edita Tahiri tash e sa vite negocion me Serbinë dhe si është e mundur që kurrë nuk përmendi as edhe njëherë çështjen e pa zgjidhur të shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc,Preshevë e Medvegjë, në bisedimet Prishtinë-Beograd. Qeveria serbe për serbët që jetojnë në Kosovë negocion dhe hap kushte të reja në favor të tyre. “Ne i kemi kujtuar dhe i kujtojmë Editës se mbi 90 % e Shqiptarëve në luginë vazhdojnë të mbeten të papunësuar dhe 3 komunat me shumicë Shqiptare janë më të pazhvilluarat në Evropë”, ka thënë ai .
Mehmeti thotë se marrëveshjet që i nënshkruat për Arsim nuk u zbatuan dhe për 7 vite u nostrifikuan vetëm 7 diploma. Qeveria serbe përveç që nuk investon në zhvillimin ekonomik, i pengon shqiptarët të zhvillohen edhe në sistemin arsimor duke mos i njohur diplomat dhe duke mos lejuar mësimin me libra Shqip. “E për një Universitet Shqiptar në Serbi, as që mund të imagjinohet. Edhe pse asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për të drejtat e Shqiptarëve në luginë, zonja Edita Tahiri vazhdon të mos pranojë takime me përfaqësuesit politik të Shqiptarëve nga Lugina. Ne si lëvizje kemi dërguar disa kërkesa për takime dhe nuk jemi pranuar asnjëherë. Deri kur do të vazhdoni kështu?”, ka thënë Mehmeti i Vatrës. /2L ONLINE/