DYLON

Organizohet turnir në futboll të vogël në Bujanoc, paraqitjen deri më 19 Dhjetor

Avatar photo Redaksia

Zyra për të Rinj në Bujanoc organizon turnir në futboll të vogël i cili do të fillojë më 20 Dhjetor ndërsa afati i paraqitjes së ekipit është deri më 19 Dhjetor. Sipas organizatorit ekipi duhet të përbëhet maksimum prej 10 lojtarëve ndërsa ndeshja do të zhvillohet sipas sistemit 4+1 ( në lojë mundë të marrin pjesë vetëm lojtarët të cilët i regjistrin kapiteni i ekipit).

Të interesuarit mundë të paraqiten tek zyra për të rinj në sheshin e qytetit dhe pagesa për ekipin prej 8000 dinarëve është e obliguar të kryhet në momentin e regjistrimit të ekipit.

EkoHigjiena

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën sportive “Rinia” në Bujanoc dhe për pjesëmarrje të paraqiten në numrat kontaktues 062-1176865 dhe 064-5842277./Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.