(2LONLINE) – Kushtrim Kadriu, zëdhënës i Lëvizjes Vatra të Gjilanit, ka folur për sfidat dhe të arriturat e kësaj lëvizje përgjatë vitit 2013-të, duke thënë se shndërrimi prej Shoqatës në Lëvizje, ka qenë sfidë e veçantë, përderisa si sukses të jashtëzakonshëm e konsideron periudhën një muaj e gjysmë sa dolën në skenën politike si Lëvizje e që arritën edhe konsolidimin për të marrë vota në zgjedhjet lokale.
Kadriu tha se për ta ky vit ka qenë kryesisht i suksesshëm sepse tashmë qytetarët e Kosovës Lindore kanë një adresë dhe një zë i cili i përfaqëson në asamblenë Komunale të Gjilanit dhe ai është kryetari i Lëvizjes Vatra Sjedulla Kadriu.
“Prej 7 deri në 8 vite aktivitete jemi mësuar të punojmë si shoqatë dhe tani kemi dalë në një teren i cili ishte mjaft i vështir për ne. Por në qoftë se flasim për sukseset e Vatrës mund të themi se ajo këtë e arriti për një muaj e gjysmë , ku morëm vota të mjaftueshme për kaq pak kohë, për një këshilltarë në kuvendin komunal i cili do të përfaqësojë edhe interesat e Kosovës Lindore’’ tha Kadriu.
Kadriu i Vatrës ka folur edhe për objektivat e vitit 2014-të, duke thënë se kjo Lëvizje do të vazhdojë edhe më tutje rrugën të cilën e ka filluar. Ai bëri të ditur se kanë filluar përgatitjet për zgjerimin e saj edhe në komunat tjera Rajonale. Gjithashtu ai paralajmëroi gatishmërinë për zgjedhjet parlamentare.
“Kemi filluar një proces të brendshëm zgjedhor në krijimin e degëve dhe nëndegëve dhe kemi filluar përgatitjet për zgjerimin e Vatrës në komunat tjera rajonale , kështu pas kësaj po bëhemi gati edhe për zgjedhjet parlamentare”, tha Kadriu.
Gjithashtu sa i përket premtimit të kryetarit Lutfi Haziri për hapjen e zyrës për Kosovën Lindore , kjo sipas Kadriut nuk ka ndodhur ende, por siç duket është në shqyrtim e sipër sepse në këtë kontekst vetë Haziri gjithmonë i ka mbështetur qytetarët e Kosovës Lindore, ka thënë Kushtrim Kadriu zëdhënës në Lëvizjen Vatra në Gjilan./Edona Jerliu/