DYLON

Të rinjtë e KVRL-së vizitojnë Këshillin e Bashkësisë Islame

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Përfaqësues të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) të Gjilanit kanë vizituar Këshillin e Bashkësinë Islame në Gjilan ku janë prit nga kreu i këtij Këshilli Sylejman Osmani,

Valdrin Halimi, kryetai i KVLR-së,  ka njoftuar kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame, mbi procesin zgjedhor në këtë organizëm dhe aktivitetet që kanë në plan për këtë vit dhe inkurajoi që edhe të rinjët e BIK-ut të japin idet dhe projektet e tyre për realizim në të mirë të të rinjëve të qytetit

EkoHigjiena

“Në këtë mënyrë kontribuojmë që të rinjët të i largojmë nga kafenet dhe të i mbajmë në aktivitet” theksoi Halimi.

Kryetari i KBI-së në Gjilan, Sylejman Osmani ofroi përkrahje për të rinjët e qytetit dhe përgëzoi ata për vizitën që bënë BIK-ut,

“Jemi të nderuar për vizitën që na e bëtë, shpresoj që të jemi në kontakt më të shpeshtë  në mënyrë që dhe në me këshillat dhe sygjerimet tona të ju ndihmojmë në rrugën e mirë që keni nisë, Të rinjët janë e ardhmja e shoqërisë andaj është obligim i secilit nga ne që të ju ndihmojmë duke ju orfruar mundësi” shtoi Osmani.

Në fund të dyja palët u dakorduan për të krijuar një bashkëpunim të qëndrueshëm, ka thënë Halimi. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.