Drejtuesit e Lëvizjes “ Vatra “ me seli në Gjilan kanë potencuar nevojën e investimeve serioze si parakusht për rikthimin e banorëve të Malësisë së Bujanocit të shpërngulur që nga viti 1999.
Kryetari i “ Vatrës “, Sejdullah Kadriu dhe anëtari i kryesisë, Hajrush Ramadani, duke folur në emisionin e rregullt javor të TV Spektri i cili transmetohet çdo të premte, përmirësimin e infrastrukturës rrugore e kanë cilësuar si një element thelbësor drejt investimeve tjera që do duhej të pasonin, me theks të veçantë atyre në bujqësi dhe blegtori.
Bashkëbiseduesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe ndaj pushtetit lokal të Bujanocit duke vlerësuar se drejtuesit e tij nuk janë angazhuar sa duhet për krijimin e kushteve për rikthimin e banorëve.
Poashtu, ata nuk kanë lënë anash edhe autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë duke pohuar se nuk kanë pasur qasje joserioze ndaj kësaj problematike.
Kadriu dhe Ramadani kanë theksuar se është i domosdoshëm unifikimi i faktorit politik në Luginë për të ndërhyrë tek padrejtësitë që po i bëhen shqiptarëve me pasivizimin nga evidenca civile, por edhe për zgjidhjen e shumë çështjeve tjera jetike./Titulli.com/
Emisionin e plotë me drejtuesit e Lëvizjes “Vatra” mund ta shikoni këtu: