DYLON

A është kërcitja e kockave e dëmshme?

Avatar photo Redaksia

Shume persona që e bëjnë kërcitjen e kockave, që nga gishtat e duarve deri te këmbët, mund të kenë dëgjuar se një gjë e tillë shkakton artrit. Po a është kjo e vërtetë?!

Nyjet, ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të dorës, kanë disa hapësira që janë të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinoval. Nëse do të mund ta shpjegonim më thjeshtë funksionin e tij, do e krahasonim me grason, një element që u mundëson kockave lëvizjen duke mos u fërkuar me njëra-tjetrën.

EkoHigjiena

Kur ju kërcisni kockat, ju zgjeroni hapësirën mes tyre dhe nyjeve. Në këtë mënyrë, lëngu sinoval do të shkojë në hapësirën e re të krijuar, dhe pikërisht ky moment është zhurma që ju dëgjoni.

Por a është e dëmshme një gjë e tillë?! Mjekët shpjegojnë se kjo gjë nuk është e dëmshme, dhe se nuk ka lidhje me artritin. Ajo që do të ndodhë pas disa kohësh, është kërcitja më lehte e kockave, se në fillim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.