Kombëtarja e Kosovës në futbollin e femrave në udhëtim e ka mposhtur Estoninë me rezultat 1-2. Kosova ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të kampanjës kualifikuese për “EURO 2021”.
Fillimisht estonezet kishin kaluar në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes përmes futbollistes Loo që kishte realizuar nga penaltia.
Më pas ishte koha për futbollistin Modesta Uka, e cila shkëlqeu në këtë përballje. Sulmuesja e Sturm Graz realizoi fillimisht në minutën e 44-të për ta barazuar rezultatin dhe në pjesën e dytë shënoi edhe një gol në minutën e 56-të për t’i dhënë “Dardaneve” edhe një fitore tjetër të rëndësishme.
Kjo ishte fitorja e dytë për vashat e Afërdita Fazlisë që tashmë kanë 6 pikë nga tri ndeshje në grup.
Ndryshe, selektorja Afërdita Fazlija ka startuar me këtë përbërje: Leci, Shala, Halilaj, Syla, Hisenaj, Shala, Biqkaj, Limani, Reçica, Mehmeti, Uka.