Kv Drita ka nisur në mënyrën më të mirë të mundur edicionin e ri në volejbollin kosovar. Drita ka arritur të fitoj trofeun e Superkupës për vitin 2019, duke e mposhtur ekipin e Skenderajt 3:2 në sete.
Një lojë mjaft interesante dhe dinamike u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Drita e fitoi setin e parë, ndërsa dy të tjerë KV Skenderaj (2:1). Kur pritej që seti i katert ta përfundonte përballjen për 3:1 për Skenderajn, Drita u rikthye.
Kur rezultati ishte 16:22, Drita arriti të rikthehej në lojë dhe të barazoj në 2:2 e më pas duke e fituar edhe tie break-un me 15:9 dhe ndeshjen në përgjithësi me rezultat 3:2.