KV Drita – femrat është fituese e Kupës së Kosovës në volejboll. Në finale e zhvilluar në shtëpi, Drita triumfoi ndaj KV M-Technologie 3:2 në sete, shkruan 2LONLINE.COM.
Ndeshja ishte e barazpeshuar dhe deri në pikën e fundit nuk dihej triumfuesi, kjo pasi vajzat e të dyja klubeve luftonin dhe e kërkonin shumë fitoren.
Disa herë rezultati ishte barabartë dhe setet fitoheshin me diferencë të vogël të pikëve. Fakti që u desh të shtohej një set shtesë e dëshmon këtë, sepse në kohën e rregullt prej katër seteve skuadrat u ndanë me barazim.
Edhe seti i pestë ku luhej për 15 pikë, ishte me lojë të bukur, dinamikë dhe garë sa nga njëra anë sa nga tjetra, njofton 2LONLINE.COM.
Më të komponuara dhe këmbëngulëse dolën vashat e Dritës, të cilat në minutat e fundit të takimit kaluan në epërsi dhe mbajtën ritmin, duke fituar setin vendimtar 15:10.
Mangesi e triumfit të KV Dritës për trofeun e Kupës së Kosovës vazhdon të jetë mungesa e tifozëve, ku si në cdo ndeshje sportive për shkak të pandemisë Covid 19 nuk ishin prezentë as në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.
Klubi Drita sikur në cdo sport gëzon një përkrahje të madhe nga tifozët besnikë “Intelektualët”, të cilët janë edhe bukuria e klubeve bardhë e kaltër që përfaqësojnë emrin Drita. /2LONLINE.COM/.