(2LONLINE) – Vashat E Klubit basketbollistik “Drita”, kanë shënuar edhe një fitore të radhës, kësaj here kundër “Kastriotit” të Ferizajt. Fitorja ishte thellë me rezultat 109-34.
Afrim Selimi, kryetrajner i skuadrës gjilaanse ka thënë se ishten jë lojë ku vajzat gjilanase treguan një kualitet të mirë, sidomos në fazën e mbrojtjes ku kontribuuan të gjitha lojtaret, ndërsa në fazën e sulmit u dalluan disa lojtare si Erika Nuhiu me 38 pike dhe mbi 10 topa të vjedhur , Lenda Ramadani me 19 pikë ndërsa me dyshifror të dyfishtë u veçua edhe organizatorja e lojës Gentiana Ismajli qe realizoi 10 asistime dhe 15 pikë.
“Megjithatë vlen të përmendet se kushtet për lojë kanë qenë minimale pasi që dihet se i ftohti mbizotëron në palestrën tonë,dhe klubi ynë ka mungesë të termineve në palestër ku ushtrohet vetëm dy herë në javë , ndërsa ambiciet e klubit tonë këtë vit janë mjaft të mëdha pasi që kemi një skuadër solide” ka thënë Selimi.
Sipas tij, ndeshja e radhës luhet në Prishtinë kundër kampionit aktual të Kosovës KB“Prishtina”, ku pritet që gjilanasit të shënojnë fitore dhe të vazhdojnë rrugën drejt titullit. /2lonline/