“Këtë vit pjesë e ekipit tonë do të jetë edhe Qendra e mirënjohur e Kombëtares së Kosovës, Valmira Ramadani. Valmira kthehet pas dy vitesh te Kampioni dhe po aty ku u bë Kampion gjatë karrierës së saj”, thuhet në noftimin zyrtar të klubit të Volejbollit KV Drita.
Njoftimi i plotë:
Transferi i radhës te KV DRITA e cila fillon kompletimi e ekipit për stinorin e ri.
Këtë vit pjesë e ekipit tonë do të jetë edhe Qendra e mirënjohur e Kombëtares së Kosovës Valmira Ramadani.
Valmira kthehet pas dy vitesh te Kampioni dhe po aty ku u bë Kampion gjatë karrierës së saj.
Te Drita tani vjen edhe ardhja e re qe është ne pozitën e qendrës, e kush tjetër pos Valmirës… sa të shohësh lëvizjet, aftësitë dhe shpirtin luftarak që posedon Valmira pak duhet ta kuptosh volejbollin dhe të thuash që pikërisht Valmira është një nga lojtaret më të mira Kosovare në pozite e saj.
Vajza 25 vjeçare nga Ferizaj që karrierën e kishte filluar te KV Kastrioti nga Ferizaj për ta vazhduar te Drita jonë ku u shpall Kampion dhe mandej dy vitet e fundit te KV Fer Volley nga Ferizaj, kthehet prapë te Drita të cilën prapë e gjen Kampion.
E, këtë vit Valmira së bashku me Dritën do të kenë të përbashkët vetëm një qëllim-fitore në çdo ndeshje në Kosovë dhe në Ligën “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” si dhe paraqitje sa më të mirë në ndeshjet ndërkombëtare ku Drita jonë do të merr pjesë.
Mirë se i bashkëngjitësh Familjes Drita Valmira. /2LONLINE/