DYLON

Filloi “java e sigurisë në komunitet”, Policia e Kosovës me aktivitete nëpër rajone të vendit deri më 14 qershor

Filloi “java e sigurisë në komunitet”, Policia e Kosovës me aktivitete nëpër rajone të vendit deri më 14 qershor
Avatar photo Redaksia

Sot më 5 qershor 2023, Policia e Kosovës, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, në bashkëpunim me autoritetet tjera dhe OSBE-në, në rajonin e Prishtinës ka filluar aktivitetet në kuadër të “javës së sigurisë në komunitet” që si qëllim kryesor i këtyre aktiviteteve është promovimi i partneritetit Polici-Qytetar dhe rolit të Forumeve të Sigurisë.

Gjatë këtij organizimi sot në kryeqytet ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të KLSP-së (Komitetet Lokale për Siguri Publike), zyrtarë policor, nxënës dhe përfaqësues të organizatës rinore-ROR, interesimi i qytetarëve ishte inkurajues dhe në drejtim të Policisë u parashtruan pyetje të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të lartcekur u organizua edhe kuizi i diturisë me theks njohuritë në fushat e policimit në bashkësi, siguria në trafik, bullizmi dhe dukuritë tjera negative.

Policia e Kosovës shpërndau edhe fletushka me përmbajtje vetëdijësuese, përderisa nga OSBE u ndanë dhurata.

Java e Sigurisë në Komunitet do të vazhdoj edhe nëpër rajonet tjera të vendit deri më 14 qershor 2023. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.