Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e cila vije nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka komentuar marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosjes. Ajo në profilin e saj ka shkruar, ndër tjerash, se: “Veç PAN-in që e çuam n’shpi, boll! Urime!”, transmeton 2LONLINE.com.
Ja postimi i plotë.
Urime të gjithëve, koalicioni më i mirë në historinë e Kosovës!
U realizua fund e krye vullneti i qytetarëve! Koalicioni si referendum popullor!
Qoftë bashkëpunim fund e krye me besim, sinqeritet dhe profesionalizëm!
Veç PAN-in që e çuam n’shpi, boll! Urime!