DYLON

Haziri: Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime

Haziri: Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar marrëveshjen LDK me LVV, duke thënë se LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV dhe se është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet.

Ja postimi i plotë:

Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!

EkoHigjiena

*

Përndryshe, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Lajmin e kanë bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa.

Qeveria do t’i kenë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.