Gjilan – (2LONLINE) – Kuvendi Komunal i Gjilanit në seancën e radhës ka zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal, këshilltaren e LDK-së Valentina Bunjaku – Rexhepi.
LDK ka propozuar këshilltaren e LDK-së Valnetina Bunjaku – Rexhepi, që doli të jetë i vetmi propozim për këtë post, PDK, përmes shefit të Grupit Sahit Abazi ka njoftuar që abstenon nga votimi për kryesues për arsye se e vlerësojnë se ai post është e drejtë dhe zgjedhje e partisë fituese, derisa AAK përmes Selami Xhemajlit është shprehur pro këtij propozimi, me qëllim që Kuvendit të caktojë kryesuesin sa më parë dhe ky organ të procedoj tutje me punë.
Pas votimit, doli se Valentina Bunjaku – Rexhepi ka marr gjithsej 23 vota. Votuan 27 këshilltarë,te pavleshme ishin 4 fletvotime.
Pas marrjes së postit, Bunjaku tha se është mirënjohje dhe falënderuese për besimin që morri. Ajo ftoi për mirëkuptim për ndonjë lëshim pasi eshte detyre e re per te, dhe premtoi se Kuvendi do të punojë në atë frymë që do të mbrohen interesat e qytetarëve në mënyrë të dinjitetshme
Përndryshe, kuvendi po i zhvillon punimet edhe me çështjet tjera nen drejtimin e Rexhepit. /2lonline/