DYLON

Takimi i parë i kolegjiumit të shefave të grupeve të këshilltarëve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryesuesja e sapozgjedhur e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka mbajtuar sot takimin me shefat e grupeve të këshilltarëve në Kuvend, Avdyl Aliu  – LDK, Sahit Abazi – PDK, Selami Xhemaili  – AAK, ndërsa edhe pse ishte i ftuar, nuk ka qenë i pranishëm në takim shefi i grupit të këshilltarëve të Vetëvendosjes, Nevzad Isufi.

Në këtë takim është caktuar rendi i punës për seancën e ardhshme, e cila do të mbahet më 31 janar 2014.

EkoHigjiena

Poashtu, në takim u harmonizuan qëndrimet me konsensus të plotë mes shefave të grupeve për ecurinë e punëve së Kuvendit Komunal të Gjilanit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.