/2L ONLINE/ – Valentina Bunjaku- Rexhepi, Kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan ka sjkruarn ë profili ne saj se është koha për të dëshmuar vlerat që kanë femrat, është koha e mundësive të mëdha që ato të dëshmojnë rolin e tyre. “Ky rol është para se gjithash është përgjegjësi, ngase të ndash kohën nga përkushtimi i kujdesit për familje, i përkujdesjes së fëmijëve e t’i falësh politikës natyrisht se nuk është i lehtë”, shkruan ajo.
Përndryshe, Bunjaku-Rexhepi ka falënderuar të parin e komunës Lutfi Hazirin për mbështetjen e ofruar, për inkurajimin dhe besimin e tij në punës e femrës, për të marrë këtë post udhëheqës. “Faleminderit z Haziri, faleminderit të gjithë atyre burrave që janë të liruar nga stereotipet për rolin e femrës në politikë:, ka thënë Bunjaku- Rexhepi.
Ja postimi i plotë Valentina Bunjaku- Rexhepi, Kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan.
Femra, është koha për mundësi të mëdha dhe ne duhet të reflektojmë në këto mundësi!
Po përmbyllen tre vite që unë po drejtojë asamblenë komunale të Gjilanit. Në shikim të parë dhe mund të duket si një punë teknokracie ulësja e parë në kuvend ku kuvendarët pasqyrojnë punën e tyre politikat e tyre, interesat dhe ambiciet e tyre.
Nuk dua të jem modeste, në historinë e demokracisë së qytetit tonë, që më të drejtë është quajtur “Qytet i demokracisë”, udhëheqja nga një femër ka qenë krenari, sfidë dhe para se gjithash përgjegjësi.
Nuk dua të mohoj faktin se isha njëra nga kuvendarët më të votuara me votat e qytetarëve , por është koha të përmend se kam qenë vazhdimisht kundër përfaqësimit me çelës të femrës në politikë. Ngase mendoj dhe besoj se femra është ajo që mundet dhe duhet të marrë përgjegjësi të dëshmojë profesionalizmin dhe përkushtimin në rolin e saj në shoqëri.
Është koha për të dëshmuar vlerat që kanë femrat, është koha e mundësive të mëdha që ato të dëshmojnë rolin e tyre. Ky rol është para se gjithash është përgjegjësi, ngase të ndash kohën nga përkushtimi i kujdesit për familje, i përkujdesjes së fëmijëve e t’i falësh politikës natyrisht se nuk është i lehtë. Pra mos harroni se femrat që në fillim sfidohen të ndajnë kohën e dashurisë familjare me politikën.
Për tre vjet si kryesuese e Kuvendit Komunal, kam pasur përballë burra që kanë përtuar të shikojnë një femër të drejtojë dhe të menaxhojë politikat e asamblesë komunale. Ka pasur jeta e politikës momente edhe jo të mira, por ja kemi dalë. Besoj se ja kemi dale të dëshmojmë se roli i femrës në pozitat udhëheqëse sjellë kreativitete pozitive të cilat qojnë në fuzionim të ideve dhe energjive për të mira të përbashkëta.
Unë mbaj mend si sot, mbështetjen e Kryetarit të Komunës Lutfi Haziri, inkurajimin e tij, dhe besimit e tij në punës e femrës për të marrë këtë post udhëheqës. Faleminderit z Haziri, faleminderit të gjithë atyre burrave që janë të liruar nga stereotipet për rolin e femrës në politikë.
Unë mendojë, se të gjithë ata burra të politikës që janë liruar nga paragjykimet konzvervative janë liderë të së ardhmes dhe meritojnë mbështetjen tonë të vazhdueshme. Dua të ua përkujtojë se ndryshe nga popujt tjerë të Evropës, te shqiptarët del të jetë që femrat janë më shumë se gjysma e popullsisë.
Në këtë përmbyllje të këtij viti, vë në spikamë se falë kulturës politike të filozofisë rugovjane, gatishmërisë së Kryetarit Haziri, puna e femrës në asamblenë komunale dhe në Forumin Demokratit të Gruas së LDK –së, po shpreh përkushtimin tonë se po hyjmë të pagatitura në vitin zgjedhor ku femra do të ketë një rol të patjetërsueshëm.
Ne do vazhdojmë të dëshmojmë qeverisjen e mirë dhe qeverisjen në shërbim të qytetarëve, ku femra do jetë ajo, që do marrë rolin e saj për të dëshmuar akoma më shumë se dimë, duam dhe ja dalim.
Unë ftojë që gratë të dëshmojnë akoma më shumë, është koha e mundësive të mëdha dhe është e jona të bëjmë këto mundësi realitet.
Zoti e bekoftë vendin tonë të bukur.
Zoti i bekoftë përkushtimin e femrave për një vend me të mirëqenë për të gjithë.
Valentina Bunjaku- Rexhepi
Kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan