DYLON

Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë.

“I falënderoj përzemërsisht mësimdhënësit e nxënësit për punën e madhe që kemi bërë së bashku gjatë këtij gjysmëvjetori të parë të vitit shkollor për të arritur rezultate sa më të mira. Prioriteti i parë i qeverisjes së Gjilan vazhdon të mbetet arsimi. Kemi punuar me të gjitha kapacitetet tona dhe me përkushtim që të krijojmë kushte edhe më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie sepse këta nxënës nesër do të jenë të zot të vetvetës në të ardhmen, do ta udhëheqin shtetit dhe do të profilizohen në të gjitha fushat e rëndësishme”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ai ka nënvizuar investimet e mëdha që Komuna e Gjilanit ka bërë në sektorin e arsimit gjatë këtij viti, duke precizuar ndërtimin e kampusit të shkollave të mesme.

“Kampusi është model për Republikën. Jam shumë krenar për këtë arritje. Përveç tjerash, jemi duke punuar shumë në ndërtimin e tre çerdheve të reja, njëra prej të cilave është në përfundim. Me këtë rast i falënderoj donatorët e shumtë për mbështetjen e vazhdueshme në arsim, si USAID, GIZ e Caritasin zviceran”, ka thënë kryetari Haziri./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.