Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e cila vije nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka komentuar zhvillimet më të reja, pas deklarimeve të ministrit Lumir Abdixhiku, se do të kërkojë nga të gjitha departamentet përgjegjëse të ministrisë, mundësinë e anulimit të tenderit 110 milionë euro, për 24 kilometrat Banullë – Dheu i Bardhë.
Ajo tha se autostrada do të bëhet por se do të ndalen keqpërdorimet dhe do të mbikëqyret rreptë cilësia e punimeve, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ja postimi i plotë:
Autostrada Gjilan-Prishtinë nuk ndalet, por ndalen keqpërdorimet e mundshme, dyshimet për tenderë, kërkohet transparencë për të angazhuarit në ndërtim dhe për të hetuar ndikimin e figurave të ish-Qeverisë në këtë investim.
Prandaj, e mbështesim ministrin Lumir Abdixhikun!
Rrini të qetë sepse ne do të mbikqyrim çdo punë dhe investim që do të bëhet kudo në Anamoravë dhe qeveria e re e ministri Abdixhiku e kanë në fokus Gjilanin.
Andaj autostrada do bëhet por do ndalen keqpërdorimet dhe mbikëqyret rreptë cilësia e punimeve!