Mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore publike janë vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.
“Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim”, njofton Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm, njofton Ministria e Shëndetësisë. /2LONLINE.com/