Liverpool përfundoi e dyta në Premierligë edhe pse me 97 pikë të grumbulluara, një më pak se Manchester City.
Pas ndeshjes, Mohamed Salah pranoi çmimin e Këpucës së Artë si golashënuesi më i mirë i ligës së bashku me Mane dhe Aubameyang.
Salah ishte në stadium bashkë më familjen dhe ajo që ran ë sy ishte vajza e tij Meka. Gjatë tërë kohës ajo lunate me topa në fushë, asistonte me babin dhe në fund kur të gjithë u larguan nga fusha ajo u kthye sërish.
Meka kishte lënë pa kryer edhe një punë, të shënoj gol. Vrapoi gjysmën e fushës dhe shënoi gol para mijëra tifozëve, gjersa ata duartrokitën dhe e mbështetën gjatë gjithë sulmit.
Duket se ajo është e pasionuar pas futbollit dhe në të ardhmen Egjipti dhe bota mund ta kenë një yll në futbollin e femrave.
this is the cutest shit I’ve seen all year pic.twitter.com/fJaLXNgZll
— ChampagneJuJu (@jhabashy15) May 12, 2019