Tanimë dihet se brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin. Mirëpo shumë pak prej nesh kanë informacione se brokoli është i mirë edhe për lëkurën.
Farat e brokolit përmbajnë një lloj vaji, i cili në disa eksperimente ka rezultuar se është shumë efektiv për lëkurën. Ai është shumë i pasur me omega-9, vitamin A dhe acide yndyrore omega-6. Përderisa vitamina A mundëson rigjenerimin e qelizave, omega 3 forcon lëkurën dhe e bën atë më të re.
Pra, në vend që të shpenzoni shuma të mëdha duke blerë kremra të shtrenjta, filloni të përdorni vaj brokoli dhe do të vëreni menjëherë rezultatin.