Përveç, trajtimit të akneve dhe lehtësimit të dhimbjeve në artriti, uthulla e mollës ka shumë efekte të tjera pozitive në shëndetin e femrës.
Dhe për të siguruar që ju të merrni maksimumin nga ajo, kërkoni për uthull të papërpunuar, e cila përmban ende në vete baktere dhe enzime të mira.
Një uthulle e tillë bëhet në dy faza; në të parën përdoren mollët që kanë arritur tashmë fermentimin, fermentojnë sheqernat dhe i shndërrojnë ato në alkool.
Faza e dytë është shtimi i baktereve në tretësirë alkoolike, e cila përshpejton fermentimin e alkoolit dhe procesin e konvertimit në acid acetik, i cili është një nga përbërësit kryesorë të kësaj uthulle.
Uthulla e mollës ndihmon femrat në trajtimin e këtyre dhjetë problemeve shëndetësore:
- Shëron aknet
- Zbut dhimbjen tek artriti
- Ndihmon në humbje peshe
- Ndihmon te sindroma ovarian policistike
- Redukton kolesterolin
- Kontrollon pjesën e sheqerit në gjak
- Zbut simptomat e menopauzës
- Zbut kruajtjen në inflamacionin vagjinal
- Zvogëlon simptomat e PMS
- Ndihmon të mbani flokët tuaj të shëndetshme dhe të shkëlqyera