• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Uthulla e mollës e mrekullueshme për fytyrë, ja receta

Elife Sherifi 26 Dhjetor, 2019 4 min
 Uthulla e mollës e mrekullueshme për fytyrë, ja receta

Uthulla e mollës është një produkt biologjik që ofron benefite interesante për lëkurën. Falë përmbajtjes së saj të acideve dhe disa antioksidantëve, është ideale për të eliminuar njollat dhe puçrrat.

Ka shumë përdorime në kulinari, por mund të shërbejë edhe si një produkt i shkëlqyer bukurie, për shembull për të larë fytyrën.

Në vitet e fundit, uthulla e mollës ka marrë shumë famë, pasi shumë yje e kanë definuar si ‘sekretin’ e tyre për të qenë gjithmonë rrezatues.Veç të tjerash, është një produkt që mund ta kenë të gjithë pasi është ekonomik dhe gjendet lehtë në treg.

Lufton sebumin e tepërt

Acidet organike që gjenden tek uthulla e mollës rregullojnë pH e lëkruës duke reduktuar prodhimin e tepërt të sebumit. Këto substanca kanë një efekt të fuqishëm veprues në lëkurë që redukton shkëlqimin dhe papastërtitë e saj.Redukton aknet

Larja e fytyrës me uthull molle lejon largimin e toksinave që qëndrojnë tek poret. Për pasojë, aplikimi i rregullt i saj është një zgjidhje alternative kundra pikave të zeza dhe puçrrave.Zbeh njollat e moshës

Uthulla e mollës përmban përbërje alfa-hidroksiacide ose AHA, në gjendje të largojnë qelizat e vdekura që shkaktojnë shfaqje të njollave të moshës. Pasi absorbohet nga lëkura e fytyrës, aktivizon qarkullimin dhe procesin e rigjenerimit të qelizave.Kuron djegiet nga dielli

Larja e fytyrës me uthull molle gjithashtu zvogëlon agresionin e shkaktuar nga djegiet e diellit në plazh ose ato aksidentale. Falë vetive antioksidante dhe anti-inflamatore, përdorimi i saj i drejtpërdrejtë redukton djegiet dhe përshpejton procesin e shërimit të lëkurës.

Vepron si tonik

Një tjetër motiv interesant për të larë fytyrën me uthull molle është se ajo shërben si alternativë ndaj tonikut. Absorbimi i acidit acetik dhe alfa-hidroksik të saj mbyll poret dhe tonifikon indet duke shmangur varjen e lëkurës dhe rrudhat e hershme.

Parandalon infeksionet

Komponimet antimykotike dhe atnimikrobike që përqendrohen në uthullën e mollës mbrojnë lëkurën nga agjentë infektivë.

Është gjithashtu e përshtatshme për lëkurë të ndjeshme dhe ka efekte qetësuese që zvogëlojnë alergjitë.Si të lajmë fytyrën me uthull molle?

Procesi nuk është i vështirë: duhet vetëm të keni uthull molle të pastër 100%, të papërpunuar dhe filtruar. Uthulla e papërpunuar dhe e pafiltruar përmban enzima natyrale, pektinë dhe oligoelemente thelbësore për mbrojtjen e lëkurës. Është e përshtatshme në kuzhinë, por edhe për aplikime të caktuara dhe preparate mjekësore.

Përbërësit:

5 lugë uthull molle organike (75 ml)

1 gotë ujë të ftohtë (250 ml)Përgatitja:

Shtoni uthullën e mollës në gotën me ujë.

*Shënim:

Gjithmonë duhet ta holloni uthullën e mollës me ujë pasi acidet e saj janë të forta dhe mund të irritojnë lëkurën nëse aplikohet direkt.Metoda e aplikimit

Në mbrëmje, pasi të keni hequr grimin lani fytyrën me uthull molle të holluar në ujë. Bëni një masazh të lëkurës deri në absorbim të plotë dhe lëreni për gjysmë ore dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.Përsëriteni aplikimin për 5 ditë me dy ditë ndërprerje

Etiketa:aknet fytyra Lekura tonik Uthulla e molles
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Ministri Mehaj takohet me përfaqësuesit britanikë të NATO-s

7 Shkurt, 2023
Nacionale

Ushtarakët e FSK-së dhe FARSH-së trajnohen së bashku

7 Shkurt, 2023
Nacionale

Hafize Bajrami ka fituar çmimin e parë në garën “The cyber security

7 Shkurt, 2023
Art/Kult

Sa i ka qëndruar dhe i qëndron kohës poezia e Rexhep Elmazit?

7 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Këshilla si ta mbroni lëkurën gjatë dimrit

25 Shkurt, 2020

Boronica frut i magjishëm, ja përfitimet

21 Shkurt, 2020

Mos u pastroni në mëngjes, ja pesë arsyjet

7 Shkurt, 2020

Perimja që nuk konsumohet, por që është shumë e shëndetshme

3 Shkurt, 2020

Spinaqi i kuq, barishtja e mrekullueshme për organizmin

25 Janar, 2020

Përfitimet shëndetësore nga kripa e detit

4 Janar, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com