Alpinistja e njohur gjilanase, Uta Ibrahimi është shprehur e kënaqur me suksesin e 17-vjeçares, Mrika Nikçi, që arriti të ngjitet në shtatë majat më të larta të botës.
“Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi përfundojnë projektin në ngjitjen e 7 majeve në 7 kontinentet e Tokës, ose ndryshe 7Summits.
Kështu përveq që u bënë të parët shqiptar që e përfunduan këtë projekt, Mrika gjithashtu u bë vajza më e re në botë që përfundoi këto ngjitje.
Zemra mal për Mrikën”, ka shkruar alpinistja Uta Ibrahimi në rrjetin social Facebook.
Mrika Nikçi – 17 vjeçarja pejane së bashku me partnerin e saj të ngjitjes – babain e saj Arianit Nikçi, kanë ngjitur majen e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 Majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.