DYLON

Edhe një futbollist nga Kf. Kukësi në Gjilan, Shameti i thotë ‘Po’ Kf.Gjilanit

Edhe një futbollist nga Kf. Kukësi në Gjilan, Shameti i thotë ‘Po’ Kf.Gjilanit
Avatar photo Elife Sherifi

Pak orë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve, skuadra e Gjilanit ka arritur të siguroj shërbimet e mbrojtësit, Ylli Shameti.

Futbollisti nga Gjirokastra ka nënshkruar kontratë një vjeçare për edicionin 2019/20 garues në Ipko Superligë.

Ylli Shameti, në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati Shqipëtar, më saktësisht nga skuadra verilindore e Kukësit, ku kishte qëndruar për 6 sezone, me të cilët kishte arritur të shpallej një herë kampion,duke fituar dy kupa dhe një superkupë të Shqipërisë.

EkoHigjiena

“Gjatë karrierës së tijë futbollisti i lartëpërmendur përpos Kukësit, kishte mbrojtur ngjyrat edhe të shumë skuadrave të tjera në Shqipëri, sikurse ajo e vendlindjes së tijë Luftëtari, Besa e Kavajës e skuadrave të tjera nga “Superiorja”.

Gjirokastriti, fitues i katër trofeve me Kukësin, përvoj ka edhe në arenën ndërkombëtare, me ç’rast ai kishte bërë më shumë se 15 paraqitje në garat e Uefa-s, me skuadrën kuksiane”, thuhet në njoftimin e klubit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.