(2L ONLINE) – Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) ka bërë homazhe para përmendores së Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe Agim Ramadanit. Pas homazheve që janë bërë, është vizituar familja e Agim Ramadanit në Zhegër ku janë pritur nga nëna dhe vëllau i Agim Ramadanit.
Egzon Daku, Kryetar i USPE-së tha se sot në këtë festë të madhe për Shqiptarët kujtojmë festën e flamurit, shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, paraqitjen për herë të parë të UÇK-së si dhe datëlindjen e heroit legjendar Adem Jashari. Ai gjithashtu shtoi se është zgjedhur që pikërisht në këtë ditë të bëjnë homazhe para përmendores së Agimit si dhe ta vizitojnë familjen e tij për të nderuar sakrificën e heroit të pavdekësisë. Në këtë ditë të madhe kujtojmë fjalët e tij të arta dhe duke nderuar jetën, kontributin dhe sakrificën e heroit Agim Ramadani, nderohen të gjithë dëshmorët, përfundoi Daku. E për familjen e Agimit kjo vizitë ishte shumë e mirëseardhur pikërisht në këtë ditë të madhe si dhe e rrallë pasi më herët nuk ka ndodhë që të vizitohen nga studentët. Vëllau i Agimit dhe nëna e tij kan falenderuar studentët për këtë vizitë që i kan bërë në këtë festë. Demush Ramadani (vëllau i Agimit) para studentëve ka rrefyer për jetën dhe sakrificën e Agimit me shokë. Ata ndjeheshin të neglizhuar nga institucionet e Kosovës pasi që shumë pak është treguar interesim për familjen e tyre, gjithashtu ende nuk janë rregulluar varrezat e të rënëve në Koshare.
E Betim Sherifi-Sekretar i përgjithshëm tha se strukturat e USPE këtë festë e kan shënuar në forma të ndryshme ku një pjesë e kryesisë kan qendruar në trojet shqiptare në Maqedoni e Shqipëri, Vlorë e Tiranë kurse pjesa tjetër ka zhvilluar aktivitete ne Kosovë si: Vizita në Prekaz, Gllogjan si dhe homazhe para përmendoreve të dëshmorëve si: Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Agim Ramadani. USPE asnjëherë nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet në organizimin e aktiviteteve gjatë datave të rëndësishme si dhe në aktivizimin e studentëve. /2L ONLINE/