(2L ONLINE) – Policia e Kosovës në stacion policor në Gjilan është njoftuar lidhur me një rast të dhunës në familje e cila kishte ndodhur ne Rr. Lidhja e Prizrenit gjegjësisht në një shitore tregtar në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se viktima femër shtetase e Kosovës raporton se i dyshuari, bashkëshorti i saj B.S. i kishte sulmuar atë dhe anëtaret e saj të familjes vëllain dhe nënën, gjersa ishin duke tregtuar në këtë qendër tregtare dhe gjatë këtij sulmi që të tre kishin marrë lëndime të lehta trupore.
“Viktimat posedojnë raportet mjekësore të lëshuara nga qendra emergjente e Spitalit Rajonal në Gjilan. Në lokalet e Stacionit policor është intervistuar edhe i dyshuari B. S. Me urdhër te prokurorit te shtetit i dyshuari ndalohet për 48 ore e me rastin po merret prokuroria”, ka thënë zëdhënësi Hashani./2L ONLINE/
/fotoilsutrim/