Ushtrimet fizike janë një element i rëndësishëm për trupin e njeriut. Shpesh njerëzit vuajnë nga presioni i gjakut dhe zgjidhja shihet te përdorimi i medikamenteve.
Por jo. Shkencëtarët në Australi zbuluan se një stërvitje e shkurtër, në këtë rast një ecje me intensitet të moderuar, potencialisht mund të zëvendësonte nevojën për ilaçe në disa pacientë.
Tridhjetë minuta ushtrime në mëngjes kanë efektin e njëjtë me ilaçet për uljen e presionit të gjakut dhe mbajtjen e tij të reduktuar për pjesën tjetër të ditës.
Fondacioni britanik Heart mirëpriti hulumtimin, i cili është premtues në veçanti në lidhje me presionin e gjakut sistolik, tensioni në enët e gjakut kur ka rrahje të zemrës.