BONDSTEEL – Mbi 50 Paratrupa me 1 Skuadron, Regjimenti Kalvary (Kryqëzimi), te Brigadës se 4te te Ekipit Luftarak (Airborne), dhe te Divizionit 25 të Këmbësorisë, të vendosur në Kampin Maréchal de Lattre de Tassigny, ne Fshatin Novo Selle të Kosovës, e kaluan Natën e Krishtlindjes, duke luajtur, kënduar, dhe duke i dhënë dhurata mbi 70 fëmijëve nga SOS- Fshati, një jetimore në Prishtinë, (Program i quajtur Si te Forcohemi).
Anëtarët e Rotary Internacional Klubit te Prishtinës e kane planifikuar këtë ngjarje me Ushtaret e Forcave te Sigurisë se Kosovës , për të ndërtuar raporte te mira me Komunitetin Lokale dhe me Organizatat Lokale në Kosovë.
“Kjo është hera e parë që ne organizuam një ngjarje si kjo me fëmijët e SOS -Fshatit,” tha Erik MacKinlay, një anëtar i Rotary Internacional Klubit në Prishtinë. ” Synimet tona janë që të punojmë me këtë organizate përsëri. Ishte një aheng i suksesshëm dhe ushtaret ishin te lumtur që ishin këtu”.
Jetimorja SOS-Fshati u hap në vitin 2001, disa vite pas Luftës së Kosovës. Ishte një numër mjafte I madhe I fëmijëve te braktisur nga koha e pasluftës., na tha Zonja Vjollca Shahini, Koordinatore e Projektit per Mbrojtje te Barabarte dhe Mbeshtetje te Edukimit për fëmijët e trajtuar. SOS –Fshati I Fëmijëve ka 77 fëmijë te grupmoshave te ndryshme , duke filluar qe nga mosha dy ose tre muajsh e deri ne moshën 20 vjeçare, të cilët jetojnë ne Kompleksin e Prishtinës. “Ekzistojnë gjithashtu edhe familjet te cilët nuk jetojnë me ne Fshatin SOS në mënyrë qe te integrohen në komunitetin lokal, por që kanë mbështetjen tonë edhe më tutje”, shtoi Zonja Shahini.
Babadimri kishte ardhur me dhurata për të gjithë fëmijët. Edhe pse fëmijët besuan se Babadimri ua solli një mal me dhurata, në të vërtetë ishte Kleriku (Capt.) Paul Lynn, një Klerik Protestant I Kalorësisë 1-40, ai I cili se bashku me ushtaret e tjerë, ua shpërndanë fëmijëve të gjitha dhuratat e mbështjella.
“Ne sollëm mbi 200 dhurata,” tha Lynn. “Disa nga dhuratat erdhën nga familja dhe miqtë në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, kurse dhuratat e tjera ishin pako te mbushura me donacione të ushtarëve”.
Lynn pastaj e hapi telefonin e tij për të shikuar një incizim të fëmijëve te cilët po këndonin Himnin e tyre Kombëtar pasi I morën dhuratat . Ne ate moment, pesë vajza te reja u mblodhën rreth tij duke buzëqeshur. Një prej vajzave pjesemarrese në aktivitetet e programeve pas shkollës, tha se i pëlqen të këndojë dhe I pëlqen shumë të këndojë me Ushtaret.
“Ky rotacion i Ushtareve te ardhur këtë vit ne Kosove, janë vërtetë unik “, tha Lynn. “Ne jemi në mision paqeje, dhe ne mund te fokusohemi tani ne elementet humane te ndërtimit dhe mbajtjes se raporteve paqeruajtëse për fëmijët e ardhmërisë se Kosovës”
Remzije Krasniqi, Drejtoreshë e Kopshtit, dhe Këshilltare për Arsimim Shtetëror në Fshatin- SOS, tha se, ajo ka punuar ne këtë institucion për 12 vite, dhe është shumë e lumtur që ushtaret vizituan fëmijët për këtë feste”.
“Fëmijët janë shume të lumtur, kur ushtarët vijnë ti vizitojnë ata”, ka shtuar Krasniqi. “Ata dinë për Ushtarët nga programet e televizionit, dhe ata e kuptojnë se ushtarët janë këtu për të na ndihmuar. Ne dëshirojmë të planifikojmë më shumë takime me këta Ushtarë . “Paratrupat vraponin poshtë e lartë me djemtë dhe vajzat e SOS-Fshatit, duke e gjuajtur topin herë andej e herë këndej te njëri-tjetri, dhe duke brohoritur kishin krijuar kështu një atmosferë të haresë me të qeshurat e tyre të cilat u përhapën në tërë kopshtin.
“Ne u kënaqem me këtë aheng”, tha Lynn. “sepse , kur ne jemi larg familjeve tona, lidhja me këta fëmije, na ndihmon dhe ne ndjejmë sikur po lidhemi me vetë fëmijët tanë.”, thuhet në një njoftim të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Kampit Bondstill.