DYLON

Qeveria vlerëson pengimin e veprimit “terrorist“

Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm veprimin e dyshuar terrorist të mbrëmshëm, në veprim të cilin janë gjetur sasi të mëdha eksplozivi dhe është arrestuar një i dyshuar.

Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e saj, se do të bëj gjithçka në çdo moment për të siguruar jetën e qytetarëve të saj, dhe garantimin e sigurisë së vendit.

EkoHigjiena

Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet dhe vlerëson lart punën e Policisë së Kosovës në pengimin e këtij veprimi terrorist, dhe bën thirrje në bashkëpunim të gjithmbarshëm në këtë situatë, përfshirë vendet e rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet shumë e përkushtuar që Kosova të jetë vend i paqes dhe tolerancës, dhe kërkon nga organet përkatëse të hetojnë në tërësi këtë akt të dyshuar terrorist, dhe përgjegjësit të vendosen para drejtësisë, thuhet ne komunikate.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=15111

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.