Ndikimi i tretjes në rënien nga pesha është mjaft domethënës.Tretja është një proces, që varet nga shëndetit fizik, metabolizmi, mosha dhe gjinia.
Çdo ushqim ka një periudhë të tretjes të caktuar. Disa prej tyre treten shpejt, ndërsa disa të tjerë kërkojnë orë të tëra.
Disa nga ushqimet që kërkojmë më pak kohë për t’u tretur janë:
Perimet e freskëta, peshku dhe sallatat. Këto ushqime pasohen nga dëshira për të ngrënë më shpesh. Këto ushqime ofrojnë energji të shpejtë, duke e rritur nivelin e glukozës në gjak. Perimet kërkojnë 30-40 minuta për tretje, kurse peshku kërkon 45 deri në 60 minuta.
Ushqimet që kërkojnë më shumë kohë për tu tretur janë:
Mishi- në përgjithësi të gjitha llojet e mishit, duke përfshirë atë të pulës, qengjit, viçit, patatet, bulmeti dhe bajamet kërkojnë më shumë kohë për tu tretur.
Kështu për tu tretur mishi qengjit kërkon 4 orë, mishi i derrit 5 orë ndërsa bulmeti dhe mishi i pulës nga 2 orë.