Me ardhjen e sezonit të ftohtë, sistemi ynë imunitar dobësohet e megjithatë ka jo pak mënyra natyrale që mund të lehtësojnë simptomat nëse prekeni nga viruset.
Por, cilat janë ushqimet që forcojnë sistemin imunitar dhe na përgatitur për t’u përballur më të sëmundjet e sezonit?
Agrumet
Të pasura në vitaminë C, agrumet duhet të konsumohen në sasi të konsidereshme, që të luajnë një rol thelbësor në forcimin e sistemit imunitar. Veç frutave e perimeve që mund t;i shtoni në dietë gjithashtu mund të merrni dhe suplemete me vitaminë C dhe zink.
Karota
Karota e pasur me beta-carotene (zakonisht të gjitha ushqimet ngjyrë të kuqe në portokalli – janë nxitës të shkëlqyer të sistemit imunitar). Beta-carotene , ky antioksidant i fuqishëm mund të luftojë infeksionet duke ndihmuar në eliminimin e radikaleve të lira, kryesisht përgjegjëse për plakjen qelizore.
Hudhra
Edhe hudhra luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Ka aftësin për të stimuluar shumëzimin e qelizave që luftojnë viruset dhe infeksioneve.
Lakër e kuqe
Në sajë të vitaminës C, lakra e kuqe ndihmon në mbrojtjen e sistemit të frymëmarrjes dhe forcon aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar
Bajamet
Bajamet dhe frutat e thata në përgjithësi, janë shumë të pasura me vitaminë E dhe antioksidantë, të fuqishëm kundër sëmundjeve sezonale dhe infeksionet e aparatit respirator.