Infeksionet urinare jane ndër infeksionet bakteriale më të shpeshta dhe prekin më së shumti femrat. Këto infeksione mund të bëhen kronike, me një shfaqje rreth 3 herë në vit.
Ushqimet qe rekomandohen dhe ato qe duhet te evitohen:
Nëse funksioni renal është optimal, marrja e mjaftueshme e proteinave cilësore është e domosdoshme.
Ushqime si veza, mishi, peshku, mishi i pulës dhe djathi duhet te jenë prezente në çdo vakt.
Thanat, kumbullat e kuqe dhe vishnje, prodhojnë acid hipurik, i cili rrit aciditetin e urinës. Misri, thjerrëzat, buka, brumrat, kikirikët, dhe arrat gjithashtu rrisin aciditetin në urinë.
Marrja e mjaftueshme e ushqimeve me vitaminë C është e nevojshme për të parandaluar rishfaqjen e
infeksionit. Ushqime të tilla janë agrumet, kivi, luleshtrydhet, specat e kuq.
1 lëng karote me portokall çdo mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë për të forcuar mbrojtjen kundër infeksionit.
Çaji i boronicës dhe trëndafilit të egër mund të ndihmojë, edhe pse nuk ka vërtetim shkencor për këtë.
Të evitohet kafeina dhe alkooli.