Çka hani pas ushtrimeve mund ose të ju ndihmojë, ose të ua prish rezultatin tuaj. Ushqimeve mund t’u shtoni proteina, varësisht çfarë i pëlqeni, qoftë edhe fruta dhe jogurt.
Ushqimet të cilat përmbajnë proteina dhe ushqyes apo “nutrition” si qumështi, djathi, vezët e ziera, arrat, etj, ju ndihmojnë të riktheni energjinë që e keni humbur në palestër.
Nëse shqetësoheni apo edhe keni dhimbje të muskujve, mund t’u shtoni ushqimeve xhenxhefil, apo edhe të pini lëng bostani dhe lëng vishnje apo qershie.